Zbulo sekretin e sipërmarrësve të suksesshëm që arrijnë të dyfishojnë të ardhurat e tyre në vetëm 3 muaj.
Dhe mbi të gjitha, pa pasur nevojë të punojnë pa pushim!
I dashur sipërmarrës!
Imagjino veten për një moment sikur je pilot i Boeing 747.
Duhet të fluturosh nga Tirana për në Londër.
Kjo është kabina nga ku do të drejtosh avionin.
Fluturimi është magjepës, por për të qenë i suksesshëm duhen njohur dhe lexuar të gjitha aparaturat e kabinës.
Prandaj, çdo pilot para se të nisë fluturimin duhet të verifikojë një listë të detajuar të gjendjes së avionit për të siguruar që çdo gjë funksionon siç duhet.
Ja një listë e përmbledhur e gjërave që duhen verifikuar para fluturimit:
• Niveli i oksigjenit në 100%;
• Sasia e karburantit në gjendje;
• Funksionimi i sistemeve të komunikimit;
• Funksionimi i të gjitha instrumenteve të kontrollit elektronik në bord;
• Etj…
Për secilin zë, si pilot duhet të jesh në gjendje të lexosh aparaturat e kabinës dhe të kuptosh si është gjendja.
P.sh. Sa karburant ka në gjendje avioni?
Sa karburant shpenzon avioni gjatë udhëtimit për në Londër?
Sa karburant rezervë duhet të kesh në rast emergjence?
Nëse nis fluturimin pa i ditur këto të dhëna, rrezikon të mbetesh në ajër pa karburant.
Prandaj, nëse nuk di të lexosh dot aparaturat e kabinës së pilotit, nuk mund të drejtosh avionin.
Drejtimi i biznesit nuk ndryshon shumë nga drejtimi i një avioni.
Ashtu si piloti duhet të njohë dhe të lexojë aparaturat e kabinës së vet, edhe ti si sipërmarrës duhet të jesh në gjendje të lexosh aparaturat e 'kabinës së pilotimit' të biznesit.
Pyetja një milion dollarësh është: a ke një aparaturë ose platformë që të tregon këto të dhëna në çdo kohë që dëshiron të konsultosh?
Me shumë mundësi, përgjigja është jo.
A mund tu përgjigjesh pyetjeve të mëposhtme pa telefonuar askënd nga stafi i kompanisë:
- Sa shitje ose kontrata janë mbyllur deri më sot?
- Sa klientë nuk kanë paguar akoma faturat e tyre?
- Sa ke shpenzuar nga fillimi i muajit për biznesin tënd?
- Sa ankesa kanë patur klientët gjatë këtij muaji?
- Si është gjendja e magazinës?
Nëse përgjigja është: nuk i di, mos dëshpëro, nuk je i vetëm.
Shumicës së sipërmarrësve në Shqipëri u duhet të bëjnë së paku 5 telefonata për të mësuar përgjigjet e këtyre pyetjeve. E përsëri, nuk janë të sigurt nëse kanë marrë një përgjigje të saktë sepse asnjë punonjës nuk e di gjendjen e të gjithë kompanisë.
Nëse nuk dëshiron të mbetesh pa karburant në ajër si një pilot që nuk lexon aparaturat e kabinës, duhet të mbash llogari të sakta çdo ditë për të ardhurat, shpenzimet, faturat e papaguara, ankesat e klientëve dhe gjendjen e magazinës, që në fund të muajit të kesh një pasqyrë të saktë dhe të plotë.
Prandaj, nuk mund të drejtosh një biznes pa patur një platformë nga ku mund të lexosh në çdo moment gjendjen e çdo sektori në kompani, në çdo orë që të duhet.
Po si ja bëjnë kompanitë e mëdha që kanë degë në çdo qytet ose edhe jashtë vendit?
Si arrijnë të funksionojnë kompanitë kaq të mëdha dhe me kaq efikasitet?
Përgjigja është se çdo kompani që dëshiron të rritet dhe të jetë efikase duhet të ketë të paktën një platformë për të koordinuar dhe kontrolluar punën e të gjithë kompanisë.
Kjo platformë quhet CRM.
Çfarë do të thotë CRM?
CRM janë shkronjat e para të Customer Relationship Management, në Shqip "Menaxhimin e Marrëdhënieve me Klientin".
Ashtu si piloti që lexon aparaturat e kabinës për të drejtuar avionin, edhe CRM-ja i mundëson sipërmarrësit të lexojë të dhënat e biznesit në çdo kohër në mënyrë që të mbërrijë në destinacion pa probleme.
Ja si duket paneli i kontrollit (kabina e pilotimit të biznesit) në CRM:
Ne e kemi ndërtuar në Shqip CRM-në e që të mund të përdoret nga të gjithe dhe e kemi quajtur ALBCRM.
Çfarë është saktësisht ALBCRM-ja?
ALBCRM-ja është një platformë kompjuterike që ndihmon bizneset të gjurmojnë lehtësisht të gjithë komunikimet dhe të kultivojnë marrëdhëniet, kontaktet me klientët e tyre. Programi i ALBCRM-së për bizneset zëvendëson filet e Excel, komunikimet në Whatsapp që nuk gjenden asnjëherë kur duhen.
Cilat janë përfitimet që do ketë biznesi im nga implementimi i kësaj platforme?
Ja disa nga përfitimet kryesore që do ketë kompania juaj nga implementimi i ALBCRM-së:
- Kontroll të plotë të biznesit tuaj
ALBCRM-ja ju mundëson të shihni raportin e plotë të të ardhurave kundrejt shpenzimeve për periudhën që ju intereson. P.sh., Janar-qershor 2023.
Të gjithë të dhënat shfaqen në tre kolona:
a) të ardhurat
b) shpenzimet
c) fitimi
Krahas të dhënave me shifra, do mund të shihni edhe grafikun ilustrues të të ardhurave dhe shpenzimeve që keni kryer për periudhën e kohës që ju intereson.
ALBCRM-ja ju mundëson të mbani shënim çdo shpenzim që duhet të bëni, qoftë ai ditor, mujor, ose vjetor.
Në të njëjtën mënyrë si faturat, edhe në pjesën e shpenzimeve, kur keni shpenzime që përsëriten çdo muaj, mund të caktoni afatet brenda të cilave do të gjenerohet shpenzimi (p.sh. qira zyre një herë në muaj) dhe çdo muaj do shënohet automatikisht si shpenzim për biznesin.
Leads (klientët potencial)
Kur reklamoni në rrjetet sociale ose në Google, klientët potencial që kanë shprehur interes do të gjenden automatikisht në ALBCRM dhe janë gati për të kontaktuar nga ekipi i shitjes.
Për secilin prej tyre, ju do të dini se nga cili kanal reklamimi vjen, si faqja e internetit, Facebook, Instagram apo Google.
ALBCRM-ja ju mundëson të ndiqni gjendjet e ndryshme nëpër të cilat kalon klienti potencial si:
- i ri
- i kualifikuar
- i skualifikuar
- në negociata
- klient
Listë e plotë e të gjithë klientëve
Për herë të parë, do të keni të gjithë klientët e kompanisë në një vend të vetëm. Këtu mund të regjistroni çdo të dhënë që ju nevojitet për të ndërvepruar me klientët, si: NIPT-i, adresa e biznesit, numri i telefonit, email-i, etj. Çdokush nga stafi që dëshiron të lidhet me klientët nuk ka më përse të pyes për kontaktin e klientit sepse çdo e dhënë që i nevojitet, e gjen në sistem. Klientët janë aseti i vërtetë që ka çdo kompani prandaj nuk duhet të ruhen në file Excel që mund të fshihet në çdo kohë.
Faturat
Platforma ju mundëson pasqyrim të plotë të faturave dhe gjendjes së tyre. Më saktë, do të mund të shikoni gjendjen e secilës faturë, nëse është e papaguar, e paguar pjesërisht ose e paguar plotësisht.
Nëse keni fatura që përsëriten çdo muaj (ose më shumë), ALBCRM-ja ju mundëson nxjerrjen automatike të faturave sipas kritereve që ju përcaktoni.
Faturat e gjeneruara dërgohen automatikisht klientit me email kur ju e përcaktoni si opsion. Nëse klienti paguan me PayPal, ALBCRM-ja përditëson statusin e faturës si e paguar sapo pagesa të kaloi në llogarinë e PayPal-it të kompanisë tuaj.
Platforma ju ofron gjithashtu një pasqyrë të plotë të faturave mujore, vjetore dhe atyre të personalizuara.
Asnjë kërkesë ose ankesë nuk do të harrohet më
Për çdo kërkesë ose ankesë që mund të kenë klientët tuaj në lidhje me shitjet ose me shërbimin ndaj klientit, ALBCRM-ja ju mundëson të hapni një biletë shërbimi (Ticket) për të ndjekur hap pas hapi zgjidhjen e problemit.
Duke caktuar personin përgjegjës për zgjidhjen e problemit ose ndjekjen e tij, do jetë më e lehtë për ju monitorimi i kërkesave ose ankesave të klientëve.
ALBCRM-ja ju ofron mundësinë e monitorimit të biletave të shërbimit sipas tipologjisë së biletave, personit përgjegjës, datës së krijimit dhe statusit (e hapur ose e mbyllur).
Falë historikut që krijohet në platformë, me kalimin e kohës do të mund të shihni se cilat janë problemet kryesore për të cilat ankohen klientët dhe në këtë mënyrë do të mund të ndërhyni për zgjidhjen e tyre.
Rregullorja dhe procedurat e kompanisë
ALBCRM-ja ju ofron mundësinë e krijimit të 'enciklopedisë' së brendshme të kompanisë.
Rregulloret, procedurat ose proceset që janë domosdoshmëri për mirëfunksionimin e kompanisë, mund t'i ruani në platformë dhe stafi mund t'i konsultojë në çdo kohë.
Ju mund të shkruani edhe artikuj informues për stafin se si duhet të sillen në situata të ndryshme gjatë punës.
Ndarje e klientelës në grupe, segmentimi
Segmentimi i klientelës ka të bëjë me ndarjen dhe grupimin e klientëve tuaj në grupe specifike, bazuar në karakteristikat e përbashkëta.
Kjo praktikë u mundëson stafit të kompanisë të ndjekin më mirë secilin grup me nevojat specifike që kanë dhe përmirëson komunikimin me klientët, duke krijuar një marrëdhënie më të mirë klient-kompani.
P.sh., një zyrë kontabiliteti njofton klientët e saj për afatet që duhet të respektojë ndaj detyrimeve për deklarim të Tatimit mbi Fitimin, Tatimit në Burim, etj.
ALBCRM përshtatet për sipas nevojave të biznesit tuaj
Ju mund ta personalizoni ALBCRM-në sipas nevojave tuaja.
Duke filluar me menunë që mund ta personalizoni duke i renditur zërat më të rëndësishëm në krye dhe ato më pak të rëndësishme poshtë.
Nëse vëreni se një pjesë e funksioneve që ofron ALBCRM-ja nuk ju duhet, mund t'i hiqni nga menuja.
Çdo fushë të platformës mund të shtoni zëra që ju nevojiten në punën tuaj të përditshme.
Për çdo zë të ri që shtoni në menu, mund të zgjidhni ta bëni atë:
- të detyrueshëm ose jo
- të dukshëm për klientët ose jo
- të dukshëm vetëm për adminët
- që shfaqet në faturë
- që nuk modifikohet nga klientët
ALBCRM-ja përshtatet si një kostum i prerë enkas për biznesin tuaj.
Nëse dëshironi që biznesi juaj të fluturojë drejt suksesit, ALBCRM-ja do t'ju çojë atje ku nuk keni qenë kurrë më parë.
Demo CRM - demo.albcrm.com
Demo ALBCRM